Presidenti amerikan Donald Trump të enjten mbrëma ka caktuar Richard Grenell, ambasadorin e tij në Gjermani për të shërbyer si i dërguar i posaçëm për bisedimet e paqes Kosovë-Serbi.
Grenell ka shërbyer si ambasador në Gjermani që nga maji i 2018-ës. Ai do të mbetet në atë rol edhe gjersa udhëheqë SHBA-të në ndihmën që do t’u ofrojë Kosovës e Serbisë për të ulur tensionet, raporton Washington Times, transmeton portali arbresh.info.
Kosova ka deklaruar pavarësinë nga Serbia më 2008, por nuk ka mundur të hyjë në Bashkimin Evropian pasi që po kërkon të njihet më shumë ndërkombëtarisht, thuhet tutje.
Shtëpia e Bardhë përmendi përvojën e gjerë të z. Grenell në komunikimin politik në njoftimin e emërimit.
Ai ishte zëdhënësi më i gjatë i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, duke punuar nën katër ambasadorë nga 2001 deri në 2008./arbresh.info/
Prokurorja: Skenarin për vrasjen e Liridonës duhet ta kenë z...
Prokurorja: Naim Murseli kreu vrasje makabre para syve të fë...
Osmani: Në këtë përvjetor të masakrave në Poklek e Çikatovë,...
Murseli, Kokalla e Plava sillen në gjykatë, dëgjohen fjalët ...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2.300 tiketa t...
Gjermania kërkon ekstradimin e dy kosovarëve të dyshuar për ...