Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka akuzuar ish-presidentin Barack Obama, duke thënë se ai ‘është orkestruesi i protestave’.
Në një intervistë për Fox News, Trump tha se Obama dhe njerëzit e tij janë përgjegjës për protestat, transmeton portali arbresh.info.
“Mendoj se pas të gjithë kësaj katrahure qëndron ai. Megjithatë, them se kështu është politika, kështu funksionon. Asnjëherë nuk mund të dish se çfarë ‘perdeve’, por unë mendoj se pas tyrë qëndron Obama”, ka thënë Trump.
Sipas tij edhe një pjesë e informacioneve të dala nga zyra ovale janë bërë nga njerëzit e Obamës.
Barack Obama gjatë muajit të kaluar ka ngritur zërin kundër urdhërit të Trump për ndalimin e emigrantëve nga shtatë vendet myslimane, duke e konsideruar urdhërin diskriminues./Arbresh.info
Sot nafta dy cent më lirë se dje
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...