Të paktën shtatë persona janë vrarë dhe 13 të tjerë janë plagosur në një trazirë në burg në Ciudad Victoria në afërsi të kufirit amerikan.
Katër oficerë policie janë në mesin e të vdekurve dhe gjashtë të tjerë janë lënduar, njofton në Twitter Departamenti i Sigurisë, transmeton portali arbresh.info.
“Autoritetet zbuluan pak ditë më parë se kishte tensionet në rritje midis grupeve të të burgosurve dhe se të paraburgosurit po sillnin armë”, ka thënë Luis Alberto Rodriguez, zëdhënës i Departamentit të Sigurisë.
Të burgosurit zakonisht kanë qasje në armë në burgun e Ciudad Victoria.
Shteti verior i Tamaulipas është i njohur si një nga territoret më strategjike për trafikun e drogës ndërmjet Meksikës dhe SHBA./Arbresh.info
Në ditëlindjen e 24-të, Dj Gimbo i sjell defatore Selin Boll...
“40 forca policie me jelek antiplumb”, si u vra efektivi 34-...
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...