Policia Mbretërore Kanadeze (RCMP) ka bërë publik identitetin e personit përgjegjës për masakrën e rëndë në një shkollë në Kanada, ngjarje që ka tronditur vendin.
Sipas autoriteteve, autorja e sulmit është Jesse Van Rootselaar, një vajzë 18-vjeçare.
Konfirmimi erdhi gjatë një konference urgjente për shtyp nga Zëvendëskomisioneri Dwayne McDonald, komandant i Policisë Mbretërore Kanadeze të Kuajve në British Columbia (BC RCMP).
“Kemi identifikuar personin përgjegjës. Bëhet fjalë për Jesse Van Rootselaar, 18 vjeçe, banore e zonës Tumbler Ridge,” deklaroi zyrtari i lartë i policisë.
Tumbler Ridge është një zonë e vogël, dhe lajmi se autorja ishte banore e komunitetit ka shkaktuar shok të thellë.
Kjo ngjarje po cilësohet nga mediat dhe autoritetet si një nga të shtënat më vdekjeprurëse që ka ndodhur në Kanada gjatë dekadave të fundit. Motivet e të resë mbeten ende të paqarta, ndërsa hetimet po vijojnë për të zbardhur dinamikën e plotë të kësaj masakre.
Tragjedia në Malishevë, nënkryetari Krasniqi: Askush nuk ka ...
Reagimi i Vuçiqit dhe paralajmërimi për armatosje, kryediplo...
Trump: Bllokada e porteve iraniane mbetet në fuqi
Caicedo vazhdon me Chelsea deri në vitin 2033
Vdes zyrtari i Shërbimit Korrektues të Kosovës pasi u rrokul...
Nxënësi 15-vjeçar ndërron jetë në sallën e edukatës fizike n...