Një operacion kërkim-shpëtimi ka filluar që nga pasditja e së hënës në brigjet greke, nën koordinimin e Qendrës së Unifikuar të Koordinimit të Kërkimit dhe Shpëtimit, pas përmbysjes së një varke që transportonte të huaj, afërsisht 15 milje detare në jug të Gavdos.
Sipas Rojës Bregdetare Greke, janë gjetur tre trupa dhe janë shpëtuar 56 persona.
Dy anije kalimtare dhe dy anije të Rojës Bregdetare po operojnë në zonë, ndërsa një helikopter i Forcave Ajrore është angazhuar po ashtu në kërkim.
Deri më tani, 56 persona janë shpëtuar nga një anije e Frontex që merr pjesë në operacion. Kërkimet po vazhdojnë me të gjitha mjetet e disponueshme./tch
Peja barazon serinë në ‘Karagaç’ ndaj Trepçës
Dënimet për vrasjen e Liridonës, familja Ademaj falënderon p...
Ylli i Man Cityt i vetëofrohet Barcelonës
Shoqata e Korrespodentëve: Të shtënat e mbrëmshme ishin një ...
Të shtëna me armë zjarri afër një Universiteti në ShBA, 9 pe...
Inter dështon të marrë një fitore ndaj Torinos, shtyhet fest...