Venecia, qyteti që vizitohet nga miliona turistë gjatë gjithë vitit po pëson një situatë problematike.
Kanalet në këtë qytet janë goditur nga zbaticat e forta duke larguar ujin dhe lënë pa lundruar me qindra gondola.
Gondolat që janë edhe mjeti më i përdorshëm nga banorët por edhe turistët, janë bllokuar dhe kanë mbetur në baltë për shkak të largimit të ujit, duke sjell një imazh të papritur për ata që po vizitojnë qytetin italian gjatë këtyre ditëve.
Ekspertët e motit nuk besojnë se prurjet jashtëzakonisht të ulëta të ujit janë rezultat i drejtpërdrejtë i një thatësire që ka prekur rajonin, autoritetet lokale thonë se mungesa e shiut ka përkeqësuar situatën, shkruan euronews.al.
Sipas mediave italiane largimi i ujit është kthyer në një problem edhe për banorët e zonës të cilët përdorin kanalet për të lëvizur me varka.
Kjo situatë ka bërë që të dalin në pah edhe themelet e lashta të ndërtesa ndërsa shumë peshq kanë ngordhur.
Orges Shehi zyrtarisht trajner i Prishtinës
Samiti në Tivat: BE diskuton integrimin gradual të Ballkanit...
Zelenskyy: Rusia po zgjedh sërish luftën, Putin nuk dëshiron...
“Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojn...
Rashiq: Regjimi i Vuçiqit është diktaturë, studentët përfaqë...
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga