Një tërmet i fortë me magnitudë 7.3 Rihter ka goditur Alaskën mëngjesin e sotëm. Tërmeti kishte një thellësi prej 19 miljesh (30.5 km).
Pas tërmetit të fortë, autoritetet kanë lëshuar një paralajmërim për cunam ne zonat bregdetare.
Qendra Sizmologjike e Alaskës raportoi se lëkundjet u ndjenë në të gjithë Gadishullin e Alaskës dhe Ishujt Aleutian.
Tërmeti goditi në orën 12:38 të pasdites sipas orës lokale (4:38 pasdite ET) dhe epiqendra e tij ishte 55 milje në jug të Sand Point, një komunitet në ishullin Popof, sipas Qendrës Amerikane të Paralajmërimit për Cunami.
Qendra tha se nuk pritej përmbytje e gjerë, por pritej të kishte rryma ose valë të forta që janë të rrezikshme për njerëzit shumë afër ujit.
Banorët e zonave përreth u këshilluan të largohen nga brigjet dhe të ndjekin udhëzimet e mbrojtjes civile. Deri tani, nuk raportohet për dëme apo viktima, por vlerësimet janë ende në vazhdim.
Ky tërmet riktheu kujtimet e errëta të ‘megatsunamit’ të vitit 1958 në Gjirin Lituya, kur një rrëshqitje toke pas një tërmeti gjeneroi një valë gati 525 metra të lartë, më e madhja e regjistruar ndonjëherë në histori.
Ekspertët e sizmologjisë theksojnë se edhe pse rreziku për një valë të tillë ekstreme është i ulët, kushtet gjeologjike të Alaskës e bëjnë gjithmonë një skenar të mundshëm, sidomos nëse tërmeti shoqërohet me rrëshqitje të mëdha masive në zonat e thepisura të bregut./rtsh
Kurti premton investime të shumta në Mitrovicë dhe gjithë Ko...
Hotel luksoz, të ftuar VIP dhe kosto prej një milion eurosh ...
Nesër mbahet protestë në përkrahje të studentëve shqiptarë n...
Vdiq në krye të detyrës, polici do të prehet në vendlindje, ...
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...