Presidenti amerikan Donald Trump përdori probabilitetin për takimin e tij me Vladimir Putinin të premten në Alaskë teksa pranoi se ekziston një “shans prej 25% që ky takim të mos jetë i suksesshëm”
Në një intervistë për Fox News, presidenti amerikan përsëriti se takimi i tij me presidentin rus mund të çojë në një takim të dytë në të cilin ai ka lënë të kuptohet se do të marrë pjesë edhe udhëheqësi ukrainas Volodymyr Zelensky.
Ai shtoi se beson se do të arrijë një marrëveshje me Vladimir Putinin për Ukrainën dhe se kërcënimet me sanksione kundër Rusisë ka të ngjarë të luajnë një rol.
Duke iu referuar më pas territoreve ukrainase dhe ruse, Trump thotë se duhet të ketë një “shkëmbim” midis Kievit dhe Moskës.
Trump tha se ai ka tre vende në mendje për një takim të mundshëm trepalësh të tij me Putinin dhe presidentin ukrainas Zelensky.
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë