Konsullata e Polonisë në Luck në perëndim të Ukrainës është sulmuar me granatë në momentin kur në objekt ishte vetëm sigurimi, ndërsa Ministria e Jashtme polake ka thirrur ambasadorin ukrainas në Varshavë për t’i dorëzuar një notë proteste.
“Granata ka goditur katin e fundit dhe ka krijuar një vrimë me diametër 70 centimetra. Ajo ka goditur 20 centimetra mbi dritaren e hapësirës në të cilën flinte njeriu. Po të kishte qëlluar më poshtë do të ishte tragjedi e tmerrshme”, tha për mediat polake, konsulli në Luck Kshishtof Savicki.
Ai ka thënë se bëhet fjalë për një sulme terrorist ndaj konsullatës.
Ambasadori ukrainas në Varshavë është thirrur urgjentisht në Ministrinë e Jashtme polake, transmeton KosovaPress.
“Nga autoritetet ukrainase presim mbrojtje të forcuar të përfaqësuesve tanë diplomatikë, si dhe hetime urgjente, arrestim dhe dënimin e fajtorëve”, thuhet në komunikatën e ministrisë.
Polonia ka vlerësuar rastin si provokim dhe ka drejtuar gishtin kah Rusia.
Kush është në garë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare?
Dy të vdekur pas përplasjes së mbi 50 automjeteve në një aut...
KQZ: Të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë
Dita e sotme parashikohet me diell në të gjithë territorin e...
Zgjedhjet në Kosovë, rreth 100 prokurorë të angazhuar për mb...
Dafina Zeqiri pas dy netëve magjike: Muzika nuk është forcë ...