Sot më datë 26 nëntor 2025, në Uashington, pranë Shtëpisë së Bardhë, u qëlluan dy ushtarë të Gardës Kombëtare, të cilët ndërruan jetë pak më vonë.
Policia Metropolitane në Shtetet e Bashkuara njoftoi se autori është plagosur rëndë gjithashtu dhe se është vënë në pranga.
Në lidhje me ngjarjen, ka reaguar edhe presidenti amerikan Donald Trump, që gjatë kohës kur ndodhi ngjarja, ka qenë në fushën e tij të golfit në West Palm Beach në Florida.
Kreu i shtetit amerikan ka reaguar i tronditur për ngjarjen, duke thënë se autori do të paguajë shtrenjtë.
“Personi që qëlloi dy anëtarët e Gardës Kombëtare, është gjithashtu rëndë i plagosur, por pavarësisht nga kjo, do të paguajë një çmim shumë të lartë! Zoti bekoftë Gardën tonë Kombëtare, si dhe të gjithë Forcat e Armatosura dhe ato policore”, shkruan Trump.
LEXO EDHE:
Vdesin dy pjesëtarë të Gardës Kombëtare që u qëlluan me armë në Washington
Seanca për ndryshimet kushtetuese për presidentin, Kuvendi d...
Çfarë parashohin amendamentet e propozuara për presidentin
Ftohet seanca për ndryshimet kushtetuese
FSK pritet të zbarkojë në Gaza, Maqedonci: Arritje strategji...
Rinis me tensione seanca në Shqipëri, Balliu përplaset fizik...
Rrustemi i VV-së konfirmon se seanca do të mbahet sot