Së paku katër njerëz janë plagosur në një sulm me thikë që ndodhi në Hong Kong, raportuan mediet lokale.
Sulmi ndodhi në qendrën tregtare “CityPlaza” në distriktin Tai Koo. Raportohet se njerëzit e kanë penguar burrin e paidentifikuar që të plagosë më shumë njerëz.
Ky vend ka qenë arenë e protestave të dielën dhe në vendin e ngjarjes ishte edhe njësiti policor kundër trazirave.
Protestat kishin filluar për shkak të projektligjit për ekstradim në Kinë. Qeveria e Hong Kongut e ka larguar këtë projektligj, por protestuesit kanë shtruar kërkesa të reja, përfshirë dorëheqjen e kryetares së qytetit, Carrie Lam.
Besohet se motivi i sulmit ishte dallimi i bindjeve politike. Merret vesh se sulmuesi, pasi i plagosi katër njerëz, u rrah nga turma e njerëzve.
Në mesin e personave të plagosur është edhe një anëtar i këshillit lokal, të cilit i është prerë veshi, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...
Rama në Greqi, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit ...
Dënimi me burgim të përjetshëm për Murselin dhe Plavën dhe m...