Zyrtarët e sigurisë në Sri-Lankë kanë paralajmëruar se militantët islamikë që kryen sulmet e përgjakshme janë duke planifikuar sulme tjera dhe ata mund të jenë të veshur me uniforma ushtarake.
Burimet e sigurisë kanë njoftuar se këto sulme mund të ndodhin të dielën ose të hënën e ardhshme.
“Mund të ndodhë një valë tjetër e sulmeve. Informatat tona tregojnë se sulmuesit mund të vishen si ushtarë dhe të kryejnë sulme përmes një veture”, tha udhëheqësi i divizionit ministror për siguri në kuadër të policisë së Sri-Lankës.
Dy ministra të kabinetit qeveritar dhe dy deputetë të opozitës kanë konfirmuar se janë informuar për alarmin e sigurisë. “Jemi informuar për këtë nga divizioni për siguri”, tha ministri i shëndetësisë, Rajitha Senaratne.
Qeveria ua ka ndaluar grave myslimane mbulimin e plotë të fytyrës sipas ligjit për emergjenca, i cili u fut në fuqi menjëherë pas sulmeve. Brenda komuniteti mysliman ka pasur shqetësime se kjo ndalesë mund t’i rrisë tensionet në shtetin multietnik.
Shumë banorë të Sri-Lankës besojnë se përçarja e madhe mes presidentit Maithripala Sirisena dhe kryeministrit Ranil Wickremesinghe ka ndikuar shumë në dobësimin e sigurisë kombëtare, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.
Shënohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve
Kurti për raportet me Ramën: Marrëdhënie të mira, por dallim...
Rastet me fruth, mobilizohen prindërit, rreth 800 fëmijë të ...
Shqipëria për herë të parë do të ketë ligj për Inteligjencën...
Horoskopi i datës 1 qershor, e hënë
Moti sot me diell e vranësira