Një vullkan shpërtheu sot në ishullin spanjoll La Palma, njoftoi qeveria e vendit.
Pas shpërthimit që ndodhi në 15:15 sipas kohës lokale, tymi u ngrit në Parkun Kombëtar Kumbre Vieha në jug të ishullit, deklaroi qeveria, transmeton portal arbresh.info
Shpërthimi erdhi menjëherë pasi autoritetet evakuuan rreth 40 persona me lëvizshmëri të kufizuar dhe kafshë bujqësore nga fshatrat pranë vullkanit.

Ushtarët gjithashtu u kanë ardhur në ndihmë banorëve për ndihmën rreth evakuimit, deklaroi Ministria e Mbrojtjes.
Para shpërthimit, shkencëtarët regjistruan një seri tërmetesh me magnitudë 3.8 në parkun kombëtar, sipas Institutit Gjeografik Kombëtar Spanjoll./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...