Spanja është e fundit nga një mori vendesh që ka reaguar ndaj presidentit të Francës, Emmanuel Macron, i cili tha se dërgimi i trupave perëndimore në Ukrainë nuk mund të përjashtohet.
Zëdhënësja e qeverisë spanjolle Pilar Alegria tha se Madridi nuk ishte dakord me propozimin dhe ndihma duhet të kufizohet në armë dhe ndihma të tjera, shkruan Skynews.
“Uniteti ka qenë dhe është arma më efektive që Evropa duhet të përballet kundër sulmit të Putinit”, tha ajo.
Ndërkohë në lidhje me këtë ka reaguar edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili theksoi se aleanca nuk ka plane të dërgojë trupa në Ukrainë./abcnews.al/
Për të dytin vit radhazi, PSG e fiton Ligën e Kampionëve
Hamza nga Lipjani: Kosova nuk është vend i krizave të pafund...
Incident i rëndë në Turqi, fundoset një anije me 148 pasagje...
Vazhdime në finalen e Ligës së Kampionëve
SHBA ndalon një tjetër anije që tentoi të thyejë bllokadën n...
LDK vazhdon fushatën në Pejë, Abdixhiku prezanton projekte m...