Kryeministri hungarez Viktor Orban ka goditur George Sorosin dhe Bashkimin Evropian në kuadër të luftës së deklaratave që është duke eskaluar mes miliarderit amerikan dhe hungarezit.
Gjatë një vizite shtetërore në Rumani, Orban ka akuzuar Sorosin se po përdor BE-në për të krijuar një “Evropë të përzier e myslimane”, sipas AP, përcjell arbresh.info.
Kryeministri tha që Soros tani është më i fuqishëm në Bruksel se sa në Uashington apo Tel Aviv, dhe ai argumentoi se institucionet evropiane duhet të luftojnë për të kufizuar ndikimin e tij, njoftoi gazeta hungareze Magyar Nemzet.
“Bashkimi Evropian, Komisioni Evropian duhet të rifitojë pavarësinë nga Perandoria Soros para se miliarderi të përfundojë programin e tij për shkatërrimin e kontinentit”, ka thënë Orban në fjalimin e tij në Rumani.
Hungaria deklaroi se reformimi i Evropës mund të fillojë vetëm duke ndaluar migrimin e paligjshëm në BE dhe se mbrojtja e kufirit të Hungarisë do të ndihmojë me këtë përpjekje./Arbresh.info
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...
Arrestohet një grua në Pejë, dyshohet se vodhi nga sefi 176 ...
Trump i kërkon Iranit lirimin e grave të dënuara me vdekje
Kaja Kallas: Pres zhbllokimin e kredisë për Ukrainën në 24 o...
Ndryshime të mëdha te Barcelona – këta janë pesë yjet që pri...