Silvio Berlusconi është shtruar me urgjencë në spital mëngjesin e sotëm pas një incidenti që i ndodhi në shtëpinë e tij.
Mësohet se Berluconi ka përplasur kokën në tokë pasi ishte penguar në një tapet duke bërë që të afërmit të alarmohen dhe ta dërgojnë menjëherë në spital.
“Asgjë me rendësi”., – tha për mediat italiane Profesor Alberto Zangrillo, i cili u kujdes për shëndetin e ish-kryeministrit italian.
Ai u dërgua në spitalin “Madonnina” të Milanos rreth orës katër të mëngjesit të sotëm ndërkohë që është parë të dalë gjatë mesditës së sotme.
Berlusconi është rreth të tetëdhjetave tani dhe kjo është arsyeja se përse të afërmit janë alarmuar pas përplasjes së kokës në tokë.
Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave është investim në zhv...
Garda Revolucionare kërkon tërheqjen e Izraelit nga Libani j...
“Nuk është e lehtë” – Futbollistët iranianë tregojnë si po e...
Rama: Investimi në Zvërnec në harmoni me natyrën, drejtohet ...
Hoxha pret ambasadorin hungarez, diskutohen çështjet e sigur...
William Walker dhe Wesley Clark në mesin e dëshmitarëve të f...