
Sierra Leone president Julius Maada Bio attends a press conference after a meeting with Ivorian President on May 4, 2018 at the presidentaial palace in Abidjan. / AFP PHOTO / Sia KAMBOU
Ai tha se spitalet qeveritare do të ofrojnë trajtim mjekësor falas për viktimat e përdhunimit dhe abuzimit seksual.
Presidenti i Sierra Leones, Julius Maada Bio, ka shpallur një emergjencë kombëtare, për shkak të përhapjes së gjerë të përdhunimeve dhe dhunës seksuale në vend.
Bio tha se gjithkush që gjendet fajtor për dhunë seksuale ndaj të miturve do të përballet me burgim të përjetshëm.
Një e treta e mbi 8 mijë rasteve të dhunës seksuale dhe për shkak të gjinisë, që njoftohet në Sierra Leone vitin e kaluar, ishte ndaj të miturve, raporton VOA.
Numri i saktë mendohet të jetë edhe më i lartë, por në përgjithësi në vendin afrikano-perëndimor, është tabu të flasësh për kirimet seksuale.
“Ne si vend, duhet të ngrihemi dhe ta godasim këtë plagë të rëndë”, tha presidenti Bio kur shpalli emergjencën.
Ai tha se spitalet qeveritare do të ofrojnë trajtim mjekësor falas për viktimat e përdhunimit dhe abuzimit seksual.
Përveç kësaj, Bio tha se një divizion i veçantë për viktimat e përdhunimit dhe dhunës seksuale dhe një gjykatë e posaçme do të ngrihet për t’i trajtuar me shpejtësi këto raste.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...