Shtetet e Bashkuara kanë mbyllur Ambasadën ën Kiev dhe sipas Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, janë duke e zhvendisur një pjesë të mbetur të stafit dipolamtik në Lviv.
“Unë kam urdhëruar këto masa për sigurinë e stafit tonë dhe në këtë mënyrë u bëj thirrje qytetarëve të mbetur të SHBA në Ukrainë që të largohen menjëherë nga vendi. Këto masa paraprake të kujdesshme nuk cenojnë në asnjë mënyrë mbështetjen tonë për Ukrainën ose angazhimin tonë ndaj Ukrainës. Sovraniteti dhe integriteti territorial i Ukrainës është i palëkundur”, thotë Blinken, transmeton portal arbresh.info
Shtetet e Bashkuara kanë urdhëruar shumicën dërrmuese të zyrtarëve qeveritarë të largohen nga vendi dhe kanë njoftuar se shërbimet konsullore në Ambasadën e SHBA-ve në Kiev do të pezullohen.
Departamenti i Shtetit tha këtë fundjavë se do të mbajë një prani të vogël konsullore në Lviv për shërbimet e urgjencës.
Zyrtarët amerikanë u kanë bërë thirrje vazhdimisht qytetarëve amerikanë që të largohen menjëherë nga Ukraina, duke paralajmëruar se pushtimi rus mund të ndodhë në çdo moment, përfshirë këtë javë./arbresh.info/
Zjarr në një apartament në Tiranë
Si ushqehen astronautët në hapësirë? NASA ndan pamje
Trump: Falënderimi i takon Allahut, e marta “ditë ferri” për...
Ambasada e SHBA-së: Pashkë të gëzueshme dhe të bekuara për t...
Pashkë në hije lufte/ Papa Leoni XIV: Të mos paralizohemi ng...
Vuçiq: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit...