Sekretarja e shtypit e Donald Trump, Karoline Leavitt është pyetur në lidhje me zgjatjen e mundshme të marrëveshjes dyjavore të armëpushimit ShBA-Iran.
“Pashë disa raportime – përsëri, raportime të këqija – këtë mëngjes se kishim kërkuar zyrtarisht një zgjatje të armëpushimit. Kjo nuk është e vërtetë”, thotë ajo.
“Në këtë moment, ne mbetemi shumë të angazhuar në këto negociata, në këto bisedime.
“Këtë javë dëgjuat nga nënkryetari [JD Vance] drejtpërdrejt dhe nga presidenti se këto biseda janë produktive dhe të vazhdueshme, dhe ja ku jemi tani.”
Megjithatë, Leavitt shton se SHBA-ja “ndihen mirë në lidhje me perspektivat e një marrëveshjeje” me Iranin.
E pyetur nga një gazetar nëse një raund i dytë i mundshëm bisedimesh me Iranin do të mbahej në kryeqytetin pakistanez, Islamabad, ajo tha se negociatat “ka shumë të ngjarë të zhvillohen në të njëjtin vend siç ishin herën e fundit”.
BE-ja nis parafinancim 61.8 milionë euro për Kosovën në kuad...
Distria Krasniqi kualifikohet në finale të Kampionatit Evrop...
Arrestohet personi i kërkuar për vrasje të rëndë – i s...
Kosova riafirmon mbështetjen për Ukrainën
Rikthehet në normalitet transporti publik në Shqipëri, opera...
Kurti pret në takim deputetin e ardhshëm zviceran Arbër Bull...