Kopenhaga është tronditur nga një shpërthim jashtë stacionit policor, vetëm katër ditë pas një shpërthimi të ngjashëm në kryeqytetin danez.
Askush nuk është lënduar nga shpërthimi, që ndodhi jashtë një stacioni policor mobil në Norrebro, pak jashtë qendrës, tha policia, transmeton portali arbresh.info.

Të martën një person u lëndua lehtë në një shpërthim në zyrën e Agjencisë Tatimore të Danimarkës, që duket të ketë qenë një sulm i qëllimshëm.
Policia tha se është herët të thuhet nëse dy shpërthimet ishin të lidhura, por se nuk mund të jepte më shumë informacione.

Ata janë vënë në kërkim të një person të veshur në rroba me ngjyrë të errët dhe këpucë të bardh dhe ka kërkuar që çdokush që e ka informacione të informojë autoritetet.
Sulmet serioze ose dhuna janë të rralla në vendin e vogël nordik me 5.7 milionë njerëz që krenohen me një reputacion për sigurinë dhe tolerancën sociale./arbresh.info/

Kaja Kallas: Pres zhbllokimin e kredisë për Ukrainën në 24 o...
Ndryshime të mëdha te Barcelona – këta janë pesë yjet që pri...
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...