Një shpërthim në një ndërtesë banimi lëndoi shtatë persona në qytetin iranian të Qomit, raportuan mediat shtetërore iraniane, me departamentin e zjarrfikësve që fajësoi një rrjedhje gazi.
Guvernatori i Qomit përjashtoi çdo veprim “terrorist”, shkruan Reuters.
Bëhet e ditur se që nga përfundimi i një lufte ajrore 12-ditore muajin e kaluar midis Iranit dhe Izraelit, në të cilën Izraeli dhe SHBA-ja sulmuan objektet bërthamore të Iranit, në Iran kanë ndodhur disa shpërthime gazi dhe autoritetet nuk e kanë fajësuar Izraelin.
Guvernatori i Qomit, Akbar Behnamjoo, u citua nga media shtetërore të ketë thënë: “Shkaku i shpërthimit në një ndërtesë banimi në Pardisan nuk ishte terrorizëm”.
Drejtori i departamentit të zjarrfikësve të Qomit tha se katër njësi banimi u dëmtuan në shpërthimin në lagjen Pardisan.
“Vlerësimet fillestare tregojnë se shkaku i incidentit ishte një rrjedhje gazi dhe hetimet në këtë drejtim po vazhdojnë”, tha drejtori. /Telegrafi
Mbi 5000 izraelitë të plagosur që nga fillimi i luftës me Ir...
Historia po shkruhet: Kosova dhe Shqipëria, drejt Kupës së B...
Sot vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve të aku...
Moti sot në Kosovë
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...