Një shpërthim me bombë ka ndodhur pranë godinës së ministrisë së Punës në Athinë, raportojnë mediat greke.
Shpërthimi shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa theu xhamat si në ministrinë e Punës, që ndodhet përballë vendit të shpërthimit, ashtu edhe në objektet e tjera pranë.
Shpërthimit i kanë paraprirë dy telefonata nga persona të panjohur të cilët kanë paralajmëruar për bombën. Fillimisht ata thanë se bomba ishte vendosur në Ministrinë e Punës dhe më vonë në telefonatën e radhës thanë se bomba ishte në filialin e një banke, e cila ndodhet përballë ministrisë.
Sipas policisë pajisja ka shpërthyer në orën 01:29. Dyshohet se pas kësaj ngjarjeje qëndron “Vetëmbrojtja e Klasës Revolucionare”.
“Sot në orën 00:48 Qendra e Veprimit të Menjëhershëm është njoftuar përmes telefonit nga Gazeta e Redaktorëve se kanë marrë një telefonatë në lidhje me vendosjen e një lënde shpërthyese në Ministrinë e Punës, e cila do të shpërthente në 40 minuta.
Zona është rrethuar nga forcat e policisë të cilat kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, duke devijuar trafikun. Mekanizmi ka shpërthyer në orën 01:29, duke shkaktuar dëme materiale. Një hetim paraprak po kryhet nga Shërbimi Antiterrorist”, raportoi policia./abcnews.al
Yll Limani publikon albumin e ri “Thirrëm Sot ose Nesër”
Më 22 dhjetor mbahet seanca e Supremes për rastin ndaj Darda...
Kosova merr Presidencën e Këshillit të Ministrave të Komunit...
Kurti: Masat ishin të padrejta që nga fillimi – të përkushtu...
Asociacioni – edhe pengesë, edhe urë drejt BE-së
OEK: Aktgjykimi i Supremes nuk guxon të interpretohet në mën...