Guvernatori i rajonit rus Belgorod, Vyacheslav Gladkov, tha më 5 mars se një ndërtesë e rëndësishme u përfshi nga zjarri që u shkaktua nga një shpërthim.
Sipas tij, kjo ndodhi në qarkun Gubkin të këtij rajoni.
Mediat raportuan se ndërtesa e përmendur nga Gladkov ishte një depo nafte në fshatin Dolgoje.
Kjo depo e naftës i përket gjigantit rus të energjisë, Rosneft.
Ueb-faqja Ukrayinska Pravda në Ukrainë, duke cituar burime, tha se shpërthimi dhe zjarri i shkaktuar ishin si rezultat i një sulmi të kryer nga inteligjenca ushtarake e Ukrainës.
Autoritetet në Belgorod ngritën alarmin për sulme me raketa në qarqet e Gubkinit dhe Stari Oskolit.
Edhe në të kaluarën, pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës më 2022, në Belgorod, që gjendet në kufi me Ukrainë, ka pasur shpërthime dhe sulme të ndryshme, për të cilat i është vënë faji Kievit./rel
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...