Numri i njerëzve të zhdukur nga zjarret në Kaliforninë veriore ka shkuar në më shumë se 600 persona, e shtatë trupa të tjerë janë gjetur, sipas autoriteteve lokale.
Lista e personave të zhdukur është dyfishuar që nga e enjtja, transmeton portali arbresh.info.
Zjarri i Camp, zjarri më vdekjeprurës e shkatërrimtar i shtetit, ka vrarë të paktën 63 njerëz. Afërsisht 12,000 ndërtesa janë shkatërruar.
Tre persona të tjerë gjithashtu kanë vdekur nga zjarri në Woolsey, në jug të vendit.
Presidenti Donald Trump do të udhëtojë në Kaliforni të shtunën për të mbikëqyrur dëmet dhe të takojë të prekurit.
Rreth 9,400 zjarrfikës aktualisht janë duke luftuar zjarret në të gjithë shtetin.
Zjarri i kampit – i cili shpërtheu tetë ditë më parë – rrëmbeu me një shpejtësi të madhe veriun, të fryrë nga era, duke i lënë banorët pak kohë për të shpëtuar./Arbresh.info/
Osmani në Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë: Ndamë së bash...
SHKK mohon raportimet: Personi që telefonoi në emision nuk i...
Katër persona lëndohen nga një aksident i rëndë në Fier, mes...
Endrit Thaçi e Sami Lushtaku i shkojnë në vizitë për festën ...
Kurban Bajrami rrit fluksin e hyrjeve nga Kosova në Shqipëri
Zhvilluan sezon perfekt tek Hoffenheimi, treshes së Kosovës ...