Shërbimi gjeologjik në Brazil tha më 23 nëntor se ka zbuluar një specie të re të dinozaurëve, një kafshë të shpejtë që kishte jetuar në shkretëtirë gjatë periudhës së hershme të Kretakut.
Specia e re, e quajtur Farlowichnus rapides, ishte një kafshë e vogël mishngrënëse e gjatë 60-90 centrimetra, sipas hulumtuesve. Zbulimi u publikua në revistën shkencore, Cretaceous Research.
“Nga një distancë e madhe në mes të gjurmëve të këmbëve që kemi gjetur, është e mundur të konkludohet se ai ishte një zvarranik shumë i shpejtë që vraponte nëpër shkretëtirë”, tha Shërbimi gjeologjik përmes një deklarate.
Periudha e hershme e Kretakut daton nga 100 deri në 145 milionë vjet më parë.
Fosilet e dinozaurëve në Brazil fillimisht u gjetën në vitet ’80 nga prifti dhe paleontologu italian, Giuseppe Leonardi, në qytetin Ararakuara, në shtetin e Sao Paolos.
Leonardi duroi një nga mostrat e gjurmëve që u gjetën në formacionin e quajtur Botukatu, që është një grup shkëmbinjsh që është formuar nga shkretëtira e lashtë, për Muzeun e Shkencave të Tokës më 1984.
Gjurmët që janë gjetur në Brazil dallojnë nga gjurmët e gjetura të dinozaurëve në pjesë të tjera të botës, ka thënë paleontologu i Muzeut të Shkencave të Tokës në Brazil, Rafael Costa./REL
Foda: Objektivi më i madh mbetet kualifikimi në Euro 2028
Aksidentohen dy policë gjatë operacionit antidrogë në Korçë
Konjufca pas takimit me kongresistët amerikan: SHBA-ja, part...
Foda për prurjet e reja: Nëse vazhdojnë me paraqitje të mira...
Osmani në Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë: Ndamë së bash...
SHKK mohon raportimet: Personi që telefonoi në emision nuk i...