Një grua kanadeze ka kërcënuar me veprimin e parë pas fitimit të lotarisë me padi ndaj nipit për gjysmën e tij prej 1.2 milion dollarë.
“Shihemi në gjyq”, Barabara Reddick i tha Tyrone Maclnnis ndërsa të dy pozonin m çekun gjigant në provincën Nova Scotia, transmeton portali arbresh.info.
Emrat e të dyve gjenden në tiketën fituese të “Chase the Ace”.
Por znj. Reddick pretendon se kurrë nuk premtoi të ndajë çmimin me të.
“Unë po e çoj në gjykatë”, tha ajo për ata që u mblodhën në ceremoninë e fituesve të enjten në Margaree Forks, një komunitet i vogël prej rreth 3,400 njerëz, sipas CBC.
“Nesër do të marr një avokat”, tha ajo duke mohuar se kishin një marrëveshje, gjë të cilën e pretendon nipi.
Ajo tha se e shkruajti emrin e nipit në tiketë vetëm për fat, sepse ai ishte si një djalë për të.
Zonja Reddick u tha gazetarëve se ajo premtoi vetëm për të ndarë fitimet e mundshme nga një përzgjedhje më e vogël, jo edhe xhekpotin.
“Ai ishte fatsjellës, por jo për gjysmë milioni dollarë”, tha ajo.
Chase the Ace është një lotari e njohur në të gjithë bregun lindor të Kanadasë dhe shpesh ngre para për bamirësi, në këtë rast për shërbimet rajonale të zjarrit./Arbresh.info/
Aksident i rëndë në New York: Vetura humb kontrollin dhe god...
Arrestohet një person në Gjakovë, sulmoi inspektorin gjatë d...
Incident i rëndë në Junik, policia konfiskon armë dhe thika ...
Shtetasit kinez i grabiten 20 euro nën kërcënimin e thikës n...
Sot nis aksioni për largimin e mbetjeve vëllimore në kryeqyt...
Amir Rrahmani flet për Napolin: Shtëpia ime e parë nuk është...