Kompania palestineze e telekomunikacionit (PalTel) ka bërë të ditur se të gjitha shërbimet e komunikimit dhe të internetit në Rripin e Gazës janë ndërprerë plotësisht. Kompania PalTel tha se shërbimi i telekomit u ndërpre për shkak të shkëputjes së elementeve kryesore të rrjetit në dritën e bombardimeve të vazhdueshme izraelite në të gjithë Gazën.
Më herët, PalTel tha se shërbimet e telekomit në Qytetin e Gazës dhe në pjesën veriore të Rripit të Gazës u humbën për shkak të bombardimeve të vazhdueshme izraelite, duke theksuar se ekipet e saj teknike po përpiqen të rivendosin shërbimet.
Kjo është hera e katërt nga 7 tetori që shërbimet e telekomit në të gjithë enklavën e rrethuar po ndërpriten. Të premten, Izraeli rifilloi ofensivën ushtarake në Rripin e Gazës pas përfundimit të një pauze humanitare 1-javore me grupin palestinez Hamas.
Të paktën 15 899 palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 42 mijë të tjerë janë plagosur në sulmet e pamëshirshme ajrore dhe tokësore të Izraelit në enklavë që nga 7 tetori pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi.
Sipas shifrave zyrtare, numri i të vdekurve izraelitë në sulmin e Hamasit është 1.200./abcnews.al
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...