Të drejtat themelore të njeriut në SHBA janë nën kërcënim pasi administrata e re e vendit po zmbraps politikat e mëparshme për të luftuar diskriminimin, tha të hënën Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut Volker Turk.
Vërejtjet e Turk në Këshillin e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut vijnë pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nënshkruar një sërë urdhrash ekzekutivë që prekin çështje të tilla si të drejtat transgjinore dhe civile, si dhe politikën e jashtme.
Trump u shkëput nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut në shkurt, ndërsa ai po përpiqet të reduktojë përfshirjen e SHBA-së në organet që kërkojnë të promovojnë bashkëpunimin ndërkombëtar.
“Ne kemi gëzuar mbështetje dypartiake nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të drejtat e njeriut gjatë shumë dekadave. Tani jam thellësisht i shqetësuar nga ndryshimi themelor në drejtim që po ndodh brenda dhe jashtë vendit”, u shpreh ai, duke shtuar se “politikat që synojnë të mbrojnë njerëzit nga diskriminimi tani etiketohen si diskriminuese”.
Turk tha se përparimi në barazinë gjinore në SHBA po ndryshonte, ndërsa mediat dhe institucionet e pavarura ishin të rrezikuara mes “dezinformimit, frikësimit dhe kërcënimeve, veçanërisht kundër gazetarëve dhe zyrtarëve publikë”.
Ai gjithashtu vuri në dukje se “retorika përçarëse po përdoret për të shtrembëruar, mashtruar dhe polarizuar”, gjë që po “gjeneron frikë dhe ankth mes shumë njerëzve”./abcnews.al
Kurti në diplomimin e 270 asistentëve për fëmijë me nevoja t...
Pas sulmeve të fundit, Kina i bën thirrje SHBA-së dhe Iranit...
Hamza fton qytetarët në hapjen e fushatës së PDK-së: Jemi të...
Haradinaj: Lufta jonë çlirimtare që na solli Aleancën me NAT...
Policia parandalon kontrabandën e 27 deleve dhe 4 qengjave n...
Muriqi pas rënies së Mallorcas: Sot jemi të trishtuar, të lë...