“Presidenti ukrainas Zelensky duhet të sigurojë që marrëdhëniet me presidentin amerikan të rivendosen shpejt. Kështu tha shefi i NATO-s, Mark Rutte pas përplasjes së djeshme mes Zelensky dhe Trump në Shtëpinë e Bardhë, trasnmeton Express.
Rutte ka treguar se ka biseduar të paktën dy herë në telefon pas asaj që ka ndodhyr në Shtëpi të Bardhë.
“Ajo që i thashë Zelenskit është se ne duhet të respektojmë atë që Trump ka bërë deri më tani”, ka deklaruar Rutte për BBC.
Sipas Rutte, Zelensky tani duhet “të gjejë një mënyrë për të rivendosur marrëdhëniet me Trump”.
Rutte thotë se është i bindur se Trump dëshiron gjithashtu “paqe të qëndrueshme” në Ukrainë.
“Ajo që nevojitet për këtë është që të punojmë të gjithë së bashku: Evropa, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara.”
Rutte theksoi më tej se Shtetet e Bashkuara “është lider brenda NATO-s”. Shefi i NATO-s ka deklaruar se ka folur me Trump në fillim të kësaj jave dhe është i bindur se presidenti amerikan është i përkushtuar ndaj aleancës ushtarake.
Ai gjithashtu theksoi se ishte Trump ai që dërgoi armë antitank Javelin në Ukrainë në vitin 2019, gjë që më pas ndihmoi Ukrainën të ndalonte rusët nga pushtimi i Ukrainës tre vjet më parë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...