Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, njoftoi se vendi i tij do të imponojë tarifa doganore në vlerë prej 11 miliardë dollarësh për produktet e Bashkimit Evropian (BE), transmeton Anadolu Agency (AA).
“Organizata Botërore e Tregtisë konstaton se subvencionet e BE-së ndaj Airbus kanë ndikuar negativisht ndaj SHBA-së, e cila tani do të vë tarifa në vlerë prej 11 miliardë dollarësh për produktet e BE-së.” shkroi Trump në Twitter.
“BE-ja ka përfituar nga SHBA në tregti për shumë vite. Kjo do të ndalet së shpejti”, shtoi Trump.
Ky vendim i presidentit amerikan erdhi pasi Përfaqësia e Tregtisë e SHBA-së, e cila funksionon në kuadër të Shtëpisë së Bardhë, krijoi një listë të produkteve ndaj të cilave do të vendosen tarifa, në kundërpërgjigje të subvencioneve ndaj kompanisë Airbus.
Ndërkaq, Departamenti i Tregtisë, duke cituar si arsyetim mbështetjen financiare që BE i ofron kompanisë Airbus, i paraqiti Shtëpisë së Bardhë listën e shumë produkteve të importuara nga BE, përfshirë produktet që kanë të bëjnë me aviacionin, produkte të qumështit dhe verëra.
Sipas departamentit, subvencionet e BE-së për Airbus dëmtojnë SHBA-në me 11 miliardë dollarë në vit.
Përfaqësuesi amerikan i Tregtisë, Robert Lighthizer, dje tha se qëllimi përfundimtar i tyre është “të arrihet pajtim me BE-në lidhur me ndalimin e subvencioneve të pabalancuara që ofrohen për prodhimin e avionëve të mëdhenj civilë”.
“SHBA mund të heqë sanksionet shtesë kur BE t’u japë fund këtyre subvencioneve të dëmshme”, tha Lighthizer.
Parashikimi i motit për sot
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës