SHBA, jozyrtarisht ka sugjeruar që Turqia të dërgojë sistemet e saj mbrojtëse raketore S-400 në Ukrainë për të ndihmuar kështu ushtrinë e ukrainës kundër forcave ruse.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u ka bërë thirrje vendeve që të dërgojnë këto lloje të sistemeve të mbrojtjes ajrore të prodhimit rus, të cilat ish-shtetet sovjetike janë në gjendje t’i trajnojnë më mirë, shkruan sky, transmeton portal arbresh.info
Zyrtarët amerikanë ia kanë paraqitur idenë homologëve të tyre turq muajin e kaluar, thanë burimet.
Çështja doli gjithashtu shkurtimisht gjatë vizitës së Zëvendës Sekretares së Shtetit Uendi Sherman në Turqi në fillim të këtij muaji.
Analistët besojë se Turqia nuk do të pranojë një ofertë të tillë, duke përmendur çështje që variojnë nga pengesat teknike që lidhen me instalimin dhe funksionimin e S-400-ve në Ukrainë, deri te shqetësimet politike me të cilat mund të përballet Ankaraja./arbresh.info/
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...