Forcat Ajrore të SHBA-së, kanë krijuar sistemin e ri të droneve “Phoenix Ghost” për të përmbushur nevojat e Ukrainës, sipas një zëdhënësi të Pentagonit.
Paketa e re e ndihmës amerikane për Ukrainën përfshin më shumë se 121 sisteme “Phoenix Ghost”, tha Pentagoni.
“Kjo u zhvillua me shpejtësi nga Forcat Ajrore në përputhje të posaçme me kërkesat e Ukrainës”, tha sekretari i shtypit o Pentagonit, John Kirby.
“Ai ka aftësi të ngjashme me serinë Switchblade të sistemeve pa pilot, aftësi të ngjashme po jo të njëjta” tha Kirby.
“Ka dallime mes tyre.”
Por Kirby nuk tha se cilat janë ndryshimet në aftësi midis sistemeve Switchblade dhe Phoenix Ghost.
Ai shtoi se sistemi i ri do të kërkojë “trajnim minimal nga forcat ukrainase” dhe tha se Departamenti i Mbrojtjes i SHBA po “punon” me këto kërkesa të ushtrisë, sipas CNN./gsh/
Policia nis aksion ndaj motoçiklistëve në kryeqytet, masa të...
Irani i vendosur: Do të luftojmë deri në një fitore të plotë
27 vjet nga bombardimet, Kurti: Ndërhyrja e NATO-s hapi rrug...
PDK: Vendimi për KQZ-në hap rrugë për abuzime zgjedhore
Hadërgjonaj: Jemi të motivuar maksimalisht, besoj që kemi at...
Kurti pritet me tortë në Mitrovicë për ditëlindje