Departamenti i Thesarit në Shtetet e Bashkuara, shtoi tri figura kryesore të Hezbollahut, në listën e individëve të sanksionuar.
Emrat përfshijnë dy anëtarë të parlamentit libanez, Amin Sherri dhe Muhamed Hasan Raad, dhe një zyrtar të sigurisë, Wafiq Safa, përgjegjës për kordinimin e agjencive të sigurisë së Libanit dhe Hezbollahut.
Kjo është hera e parë që administrata amerikane i vendos në listën e sanksioneve anëtarët e parlamentit të Libanit.
Uashingtoni e ka shpallur Hezbollahun si një grup terrorist.
Një zyrtar i administratës së presidentit amerikan Donald Trump, i cili i informoi gazetarët mbi sanksionet, tha se Shtetet e Bashkuara dëshironin që emërtimet të kenë një “efekt të frikshëm” ndaj kujtdo që bën biznes me Hezbollahun.
Sanksionet përfshijnë bllokimin e çdo pasurie që ata mund të mbajnë në Shtetet e Bashkuara. Gjithashtu kufizon aftësinë e tyre për të hyrë në sistemin financiar të SHBA./Rel
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...