Udhëheqësi konservator gjerman, Friedrich Merz, sipas gjasave kancelari i ardhshëm i vendit, po zhvillon sonte një vizitë të papritur në Paris për të takuar presidentin francez Emmanuel Macron, disa ditë pasi blloku i tij CDU/CSU siguroi fitoren në zgjedhjet kombëtare.
Vizita, e raportuar nga “Politico” dhe tabloidi gjerman ”Bild”, pritet të përfshijë diskutime mbi ndryshimin e fundit në politikën e SHBA për luftën në Ukrainë si dhe mbrojtjen evropiane.
Udhëtimi shënon daljen e parë jashtë vendit të Merz që nga aleanca e tij e qendrës së djathtë, CDU dhe CSU, fitoi zgjedhjet e së dielës me 28,5% të votave.
Negociatat për të formuar një koalicion me socialdemokratët (SPD) e kancelarit në largim, Olaf Scholz do të fillojnë në një kohë kritike për Evropën, me liderët e shqetësuar se presidenti i SHBA Donald Trump mund të përfundojë një marrëveshje paqeje me Rusinë pa përfshirjen evropiane.
Macron vizitoi Shtëpinë e Bardhë të hënën, duke këmbëngulur se asnjë marrëveshje nuk mund të arrihet pa miratimin e Ukrainës.
Presidenti francez informoi udhëheqësit e BE-së për vizitën e tij në një video-telefonatë të mërkurën.
Udhëheqësit e BE-së do të mblidhen në Bruksel më 6 mars për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit, megjithëse Scholz nuk pritet ta ftojë Merzin për ta shoqëruar.
“Dua” duartrokitet në Cannes, Kurti: Film biografik i popull...
Eurovision 2026/ Rama thirrje për mbështetjen e Shqipërisë: ...
Plagoset me armë zjarri një person në Prishtinë, policia jep...
Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshoh...
Arrestohen dy persona për përplasjen në Skenderaj
Policia në kërkim të personit që mbante ujk të egër në Shkup...