Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se vendet e G7-tës më të industrializuara do të ndihmojnë Ukrainën më aq “sa është e nevojshme”.
Në një intervistë për agjencinë gjermane të lajmeve DPA, Scholz tha se ai dëshironte të përdorte takimin me liderët e G7-tës fshatin bavarez Elmau javën e ardhshme për të diskutuar perspektivat afatgjata për Ukrainën, transmeton portal arbresh.info
“Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën me aq sa është e nevojshme, ndërsa duam të sigurohemi që llogaritjet e Presidentit rus të mos realizohen”, tha ai.
“Putin padyshim shpreson se gjithçka do të kthehet në normalitet kur ai të pushtojë mjaft territor dhe se komuniteti ndërkombëtar do t’i kthehet gjërat sikurse ishin më parë, por ky është vetëm një iluzion”, shtoi kancelari gjerman.
Scholz dhe kolegët e tij nga Franca, Italia dhe Rumania diskutuan dërgimin e armatimit shtesë për Ukrainën, veçanërisht municione dhe artileri./arbresh.info/
Një efektiv i lënduar gjatë protestës në Shqipëri
Bislimi: Ligji për të huajt nuk do të përdoret si presion nd...
Gjykimi në Hagë, Bekim Jashari : Shqetësuese pretendimet e P...
“O Klod a të kam burrë?”, Elijona i shkon në sht...
Era Istrefi në mbështetje të marshit “Drejtësi, jo politikë”
Arne Slot pranon: Liverpool nuk po i përmbush standardet e k...