Ministria e Jashtme e Rusisë ka thirrur ambasadorin e konsullit amerikan, Tim Richardson, për të lëshuar një notë proteste mbi veprimet e Ambasadës së SHBA-ve në lidhje me protestat në Moskë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Diplomatit iu tha se publikimi i informatave rreth kohës, vendit, dhe planit të detajuar dhe rutës së marshit në faqen e internetit të ambasadës dhe në mediat sociale është ndërhyrje në çështjet e brendshme të Rusisë.
“U theksua se publikimi i informatave të detajuara të një ngjarjeje joligjore, të hartuar nga organizatorët (e ngjarjes), ne e konsiderojmë si një fushatë për pjesëmarrje në të dhe një thirrje për veprim, që është një tentim për ndërhyrje në çështjet e brendshme të shtetit tonë”, thuhet në deklaratën e ministrisë të publikuar në faqen e saj të internetit.
Grupet opozitare ruse dolën në rrugë dy fundjavë me radhë për të protestuar kundër veprimit qeveritar që të ndalojë kandidatët opozitarë nga pjesëmarrja në zgjedhjet lokale parlamentare në shtator.
Gjatë masave qeveritare kundër protestuesve, u arrestuan pothuajse 2.000 prej tyre.
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...