
Ukraine flag. Ukrainian flag on black storm cloud sky. stormy weather
Rusia nuk i ndal sulmet ndaj Ukrainës pavarësisht paralajmërimeve të presidentit amerikan Donald Trump se do të përballet me pasoja nëse pengon marrëveshjen e paqes.
Dronët rusë goditën Kharkivin, ku u plagosën disa persona dhe u shkatërruan ndërtesa banimi dhe automjete.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri thirrje që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët perëndimorë të rrisin presionin ndaj Rusisë, pasi Vladimir Putin nuk është i interesuar për një zgjidhje diplomatike.
Zhvillimet vijnë pasi Donald Trump tha se nëse Rusia bëhet shkak që një marrëveshje armëpushimi të mos arrihet, ai do të vendosë tarifa shtesë ndaj naftës ruse.
Kremlini reagoi për deklaratat e Trump dhe tha se Putin është i hapur për kontakte me presidentin amerikan.
Në një deklaratë thuhej se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara po punojnë për një zgjidhje të mundshme për luftën në Ukrainë, por nuk u dhanë detaje specifike.
Ndërkohë në Madrid u mbajt një takim mes ministrave të Jashtëm të disa vendeve Europiane, ku u diskutua për Ukrainën, arritjen e një armëpushimi dhe sfidat e sigurisë me të cilat përballet Europa në kufijtë e saj lindor.
Nga ky samit ministri i jashtëm i Francës Jean Noel Barrot i kërkoi Rusisë të ketë një qëndrim të qartë për armëpushimin dhe negociatat e paqes që po vazhdojnë me Shtetet e Bashkuara.
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, gjithashtu e pranishme në takim, shprehu keqardhjen që nuk ka ende një qëndrim të qartë nga Rusia, tre javë pas procesit të negociatave./abcnews.al
Ndërrimi i pushtetit në veri – Flamujt e fotografia e ...
Hetemi gati për ta dorëzuar mandatin e kryetarit të Leposavi...
Lista Serbe merr pushtetin në komunat në veri të Kosovës
Arrestimet e shqiptarëve nga serbët, Syla: Mos kaloni nga Se...
OVL UÇK konfirmon protestën më 13 dhjetor në Shkup
PDK ankohet te PZAP-ja për vendimin e KQZ-së për votimin jas...