Kremlini zyrtar ka bërë të ditur se Rusia është e gatshme të zhvillojë bisedime paqeje me Ukrainën “pa parakushte ”.
Sipas Moskës, ky është qëndrimi i presidentit Vladimir Putin, i cili i tha të dërguarit amerikan Steve Ëitkoff në takimin e ditës së sotme.
“Gjatë bisedimeve të djeshme me të dërguarin e Trump Ëitkoff, Vladimir Putin përsëriti se Rusia është e gatshme të rifillojë negociatat me Ukrainën pa asnjë parakusht ”, u shpreh zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ndërsa shtoi se Putini e ka përsëritur atë disa herë në të kaluarën.
Ndërkohë, Presidenti amerikan Donald Trump kritikoi Putinin për sulme ndaj zonave civile të Ukrainës ditët e fundit, dhe tha se ai “ndoshta nuk dëshiron të ndalojë luftën. ”
Në një postim në rrjetet sociale, pas bisedimeve të tij me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky në Romë, Trump shkroi se ndoshta Putin “duhet të trajtohet ndryshe, përmes sanksioneve”
Më herët në takimin mes Trumpit dhe Zelenskyt në Romë, ky i fundit tha se ky takim ka potencialin për t’u bërë historik, nëse arrijmë rezultate të përbashkëta”.
“Shpresoj për rezultate në gjithçka që diskutuam. Mbrojtja e jetës së njerëzve tanë. Armëpushim i plotë dhe i pakushtëzuar. Paqe e besueshme dhe e qëndrueshme që do të parandalojë shpërthimin e një lufte tjetër“, shkroi Zelensky në X, duke falënderuar presidentin amerikan.
Bisedimet vijnë në një moment vendimtar për luftën në Ukrainë ku SHBA-ja ka kërcënuar të braktisë përpjekjet e saj për të ndërmjetësuar paqen./rtsh.al/
46-vjeçari nga Kosova arrestohet në Ulqin, dyshohet se vrau ...
Takimi me kongresistët amerikanë, Haxhiu: Anëtarësimi në NAT...
Belgrano fiton titullin historik pas rikthimit të çmendur nd...
Arrestohen dy kosovarë në Maqedoni, dyshohen se transportoni...
Policia ekstradon nga Zvicra të dyshuarin për “Dhunim”
Policia spanjolle kundër korrupsionit bastis selinë e partis...