Rusia ka dhënë reagimin e saj të parë lidhur me rrëzimin e dronëve në hapësirën ajrore polake gjatë natës. Andrei Ordash, i ngarkuari me punë i Moskës në Poloni, deklaroi se Polonia nuk ka paraqitur asnjë provë që të tregojë se dronët e rrëzuar ishin me origjinë ruse.
Ordash gjithashtu bëri të ditur se është thirrur nga Ministria e Jashtme polake për t’u konsultuar mbi ngjarjen. Ky është reagimi i parë zyrtar i Moskës lidhur me incidentin që shkaktoi mbylljen e përkohshme të hapësirës ajrore polake dhe rrëzimin e disa dronëve.
Ndërkohë polak Donald Tusk deklaroi se ushtria e vendit regjistroi 19 ndërhyrje me dronë gjatë natës në hapësirën ajrore polake, ndërsa tre ose katër prej tyre u rrëzuan nga avionë polakë dhe të NATO-s.
Duke folur para parlamentit, Tusk tha se një numër i konsiderueshëm dronësh kishin hyrë nga Bjellorusia, ndërsa droni i fundit u neutralizua në orën 06:45 sipas orës lokale.
Ai e cilësoi incidentin si “provokimin më të rrezikshëm ndaj Polonisë deri më sot”.
Polonia ka kërkuar aktivizimin e Nenit 4 të Traktatit të NATO-s, i cili parashikon konsultime të aleatëve kur kërcënohet siguria, integriteti territorial apo pavarësia politike e një vendi anëtar. “Presim mbështetje më të madhe gjatë këtyre konsultimeve”, theksoi Tusk, duke shtuar:
“Kjo nuk është vetëm një luftë për ukrainasit. Kjo është një përballje që Rusia ka shpallur kundër të gjithë botës së lirë.”
Rama reagon për vrasjen e policit në Maliq: Nderim i përjets...
Vidhet një motoçikletë në Prishtinë, nisin hetimet
Dy shtetas serbë ndalohen në Jarinje, policia u sekuestron d...
Shpërthim në një fabrikë armësh në Rusi, humbin jetën dy pun...
Falsifikimi i parave në Prishtinë, rasti në hetime
Dy persona arratisen nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipj...