Rreth 700 trupa ukrainase mbahen si pengje lufte nga forcat ruse, raporton Interfax Ukraine, duke cituar zëvendëskryeministrin ukrainase.
Iryna Vereshchuk tha se “Sa i përket ushtrisë, ne kemi, gati numër të njëjtë: ne kemi më shumë se 700 të burgosur të tyre dhe ata kanë afërsisht të njëjtin numër”.
Politikania ukrainase tha gjithashtu se trupat e Kremlinit kishin marrë peng 1000 civilë – rreth gjysma e të cilëve ishin gra, raporton skynews.
“Fatkeqësisht, ka shumë civilë tanë [në robëri]. Ata kapën më shumë se 1000 njerëz dhe, për fat të keq, rreth 500 prej tyre janë gra”, shtoi ajo.
“Dhe ne, padyshim, do të përsërisim përsëri dhe përsëri nuk do të shkëmbejmë ushtarë me civilë, kjo është e ndaluar nga Konventat e Gjenevës. Ne nuk do të shkelim të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe për këtë arsye kërkojmë lirimin e civilëve pa asnjë kusht dhe transferimin në anën ukrainase”, pohoi Vereshchuk.
Ndryshe, Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer tashmë pesë herë robërit e luftës.
Nis rishikimi i ligjit për Parqet Kombëtare, synohet zgjidhj...
Gjykata Kushtetuese rikthen për rishqyrtim çështjen e masës ...
Kryeqyteti organizon ceremoni përkujtimore për Fehmi e Xhevë...
Nga 1 qershori, bileta e autobusit mund të kushtojë 30 lekë ...
Dalin në shtije biletat për ndeshjen miqësore me Andorrën
Mbi 220 të vdekur nga shpërthimi i Ebolës, raste të reja rap...