Autoritetet ruse bënë të ditur të mërkurën se kanë kufizuar përdorimin e platformës së medias sociale Twitter, nën arsyetimin se kompania nuk ka hequr përmbajtjet e ndaluara.
Mbikëqyrësi shtetëror i komunikimeve “Roskomnadzor” tha se nëse Twitter-i nuk zbaton ligjin rus, do të ketë veprime të mëtejshme kundër tij, përfshirë ndalimin e plotë të platformës së medias sociale.
Agjencia tha se masa e ndërmarrë të mërkurën përfshin ngadalësimin e shpejtësisë së shërbimit për të gjithë ata që jetojnë në Rusi, e që kanë qasje në Twitter në telefona si dhe për gjysmën e atyre që e përdorin shërbimin në mënyra të tjera.
Twitter nuk ka bërë ende asnjë koment lidhur me kufizimet.
Kjo është masa më e fundit e ndërmarrë nga Rusia për të forcuar kontrollin në internet. Më parë Moska ndaloi një numër faqesh në internet sikurse “Dailymotion” (një platformë teknologjike franceze për shpërndarje videosh) dhe “LinkedIn” (shërbim në internet i orientuar drejt punësimit me bazë në SHBA)./VoA/
Marta Kos anulon vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve ...
Sveçla pjesëmarrës në Forumin e Salzburgut për bashkëpunim r...
Fakulteti në Mitrovicë të Veriut në prag të skadimit të afat...
Netanyahu: Përmbysja e regjimit në Iran është në duart e pop...
Trump thotë se lufta me Iranin është afër përfundimit
Shkëlqeu me dy gola ndaj Osasunas – Vedat Muriqi, pjesë e fo...