Rusia kryen sulm të madh me dronë në Kiev, dy të vdekur dhe dhjetë të plagosur

08:34 | 10 Korrik 2025
Q L

Kryeqyteti ukrainas, Kievi, ishte në një sulm në shkallë të gjerë me dronët rusë gjatë natës së 9-10 korrikut.

Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në Kievi si dhe zjarr të mëdha shpërthyen.

Këtë e kanë konfirmuar Tymur Tkachenko, kreu i administratës ushtarake të qytetit si dhe kryebashkiaku Vitali Klitschko.“Ekziston kërcënimi se forcat armike të kenë përdorur raketa balistike. Forcat ajrore kanë njoftuar për objektet që lëviznin me shpejtësi tejet të madhe drejt kryeqytetit”, tha Tkachenko.

Pas kësaj, banorët e Kievit kanë dëgjuar shpërthime të fuqishme në qytetit, kurse më vonë u bë e ditur se bëhej fjalë për një sulm rus me dronë në disa zona të Kievit.

Komplekse banesore, vetura, depo dhe zyra të kompanive të ndryshme u përfshin nga zjarri, ku si pasojë dy persona humbën jetën dhe dhjetë tjerë kanë mbetur të lënduar.