Ruanda ka vendosur që të gjitha qendrat shëndetësore në mbarë vendin të kryejnë testet diagnostikuese për koronavirusin e ri (COVID-19) falas.
Sipas gazetës New Times, e cila citoi drejtorin e përgjithshëm të Qendrës Biomjekësore të Ruandës (RBC), Dr. Sabin Nsanzimana, qendra që drejton ai që nga java e kaluar ka shpërndarë teste të shpejta diagnostikuese në qendrat shëndetësore.
Nsanzimana tha se përfituesit e testeve falas duhet të kenë pasur kontakt të ngushtë me një rast pozitiv ose të jenë pacientë të prekur nga COVID-19.
Ai tha se testet e shpejta diagnostike janë “shumë të sakta”.
Po ashtu edhe në një postim në rrjetet sociale, Nsanzimana njoftoi se kushdo me simptoma COVID-19, të tilla si ethe, gulçim ose kollitje, “të merret urgjentisht për t’u testuar”.
Ruanda deri më tani ka konfirmuar 7.970 raste të konfirmuara me COVID-19, përfshirë 74 vdekje dhe 6.289 të shëruar./AA/
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj
Pezullohet udhëtimi i Zëvendëspresidentit Vance, negociatat...
Shoqata e Ndërtimit në Kosovë nesër takohet me Ministrin Hot...
Hysen Durmishi: Jam i turpëruar nga deklarata e Gecit!
Dua Lipa mbështet mjekët ukrainas, sigurohet një ‘pickup’ pë...
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...