Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, thotë se i vjen shumë mirë që sheh shumë solidaritet me Ukrainën në Kosovë.
Rohde, në seancën solemne në Kuvendin e Prishtinës, tha se do të sigurohen që përpjekjet kriminale të presidentit rus, Vladimir Putin, të dështojnë.
“Shpresa më e madhe për mua është kjo shprehje e solidaritetit që po e shohim edhe pas një viti të luftës kundër Ukrainës. Ne qëndrojmë përkrah Ukrainës dhe qëndrojmë me Ukrainën dhe dje kur e pash rezolutën në Kombet e Bashkuara ku 141 shtete ishin bërë bashkë dhe vetëm 7 ishin kundër”.
“Mijëra ukrainas kanë gjetur strehim në shumë shtete, ndihmat ushtarake e shëndetësore tregojnë se të gjitha shtetet mbështesin Ukrainën ndërkohë që sigurohemi që Putin të dështojë në përpjekjet e tij kriminale për të nënshtruar një shtet tjetër” tha Rohde. /kk/
Dyshonin se bënte magji, 4 persona në Indi sulmojnë për vdek...
Benita reagon pas gjysmëfinales: Jam në gjendje të rëndë emo...
Gjendet i vrarë në parcelën e një toke 25-vjeçari shqiptar n...
Gjiganti anglez me ofertë prej 100 milionë eurosh për Rafael...
NASA synon të nisë një ekip drejt Hënës në muajin mars
“Time Out”: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur tur...