Një gjykatës britanik ka kundërshtuar të hënën kërkesën e avokatëve të themeluesit të faqes WikiLeaks, Julian Assange, për të shtyrë seancat e tij dëgjimore për ekstradim, në vitin e ardhshëm.
Assange është duke luftuar përpjekjet e prokurorëve amerikanë që synojnë ta dërgojnë atë në Shtetet e Bashkuara, ku 49-vjeçari australian kërkohet të gjykohet për 18 akuza, që lidhen me publikim të sekreteve të ushtrisë amerikane dhe dokumenteve tjera diplomatike një dekadë më parë.
Seancat e ekstradimit kanë nisur në muajin shkurt, mirëpo ato janë shtyrë për disa muaj për shkak të situatës së krijuar nga pandemia me koronavirus.
Seancat kanë nisur në Londër më 7 shtator, pas një pauze disamujore në të cilën gjyqtari ka hedhur poshtë aplikacionin e avokatëve të Assange për të shtyrë procesin në janar të vitit të ardhshëm, për të krijuar më shumë kohë për shqyrtim të akuzave të reja amerikane.
Assange, avokatët dhe mbështetësit e tij kundërshtojnë transferimin e tij në Shtetet e Bashkuara, duke pretenduar se atje nuk do të përballet me gjyq të drejtë.
Assange është arrestuar në prill të vitit 2019, pas strehimit në Ambasadën e Ekuadorit në Londër për gati shtatë vjet.
Akuzat amerikane kundër Assange, që përfshijnë edhe spiunimin, bartin rrezikun e ndëshkimit me 175 vjet burgim./REL/
Vendimi për rastin e Liridona Ademajt, Osmani: Drejtësia fol...
“Fëmijët tregonin si ndodhi vrasja, nipi i madh më tha..”, v...
Maqedonci: Kosova dhe SHBA forcojnë partneritetin strategjik...
Haxhiu pret në takim ambasadorin amerikan në NATO
Real Madridi ende pa vendim për trajnerin, Arbeloa nën presi...
Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri:...