Rebelët “Houthi” në Jemen thonë se i kanë zënë robër shumë ushtarë sauditë pas një sulmi të gjerë afër kufirit mes Jemenit dhe Arabisë Saudite.
Një zëdhënës i rebelëve i tha BBC-së se tri brigada saudite janë dorëzuar afër qytezës saudite, Najran.
Ai tha se mijëra ushtarë sauditë janë kapur dhe shumë të tjerë janë vrarë. Në anën tjetër, zyrtarët sauditë nuk e kanë konfirmuar apo mohuar një deklaratë të tillë.
Ky zëdhënës tha se operacioni ishte më i madhi i llojit të vet që nga fillimi i konfliktit. Ai shtoi se forcat saudite kanë pësuar humbje të mëdha në trupa dhe makineri.
Koloneli Yahiya Sarea premtoi se të gjithë ushtarët e zënë rob do të shihen në një rrjet televiziv të dielën.
Këta rebelë e kanë marrë përgjegjësinë edhe për sulmet me dronë në stacionet e naftës në Arabinë Saudite më 14 shtator. Këto sulme kishin ndikuar në zvogëlimin e prodhimit botëror për 5 për qind dhe rritje të çmimit të karburanteve.
Megjithatë, Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania e fajësuan publikisht Iranin për këto sulme, ndonëse republika islamike ka mohuar se ka gisht në këtë incident, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...