Gazeta britanike “The Mail” botoi të dielën kabllogramet që ambasadori britanik i dërgon qeverisë së tij.
Ambasadori i Britanisë në Shtetet e Bashkuara Kim Darroch e përshkruan Presidentin amerikan Donald Trump si një njeri “të paaftë” dhe “jofunksional”.
Sipas gazetës, ambasadori Darroch e përshkruan zotin Trump si një person që “rrezaton pasiguri” dhe që është “jokompetent”.
Megjithatë, ambasadori i paralajmëron zyrtarët britanikë që të mos medojnë se zoti Trump nuk ka shanse për rizgjedhje, duke thënë se presidenti ka përcaktuar një “rrugë të besueshme” për të siguruar katër vjet të tjerë në Shtëpinë e Bardhë.
Gazeta “The Mail” shruan se ambasadori britanik paralajmëron se zoti Trump mund të “dalë nga zjarri i paprekur, sikurse Arnold Schwarzeneggeri në skenat e filmit “TheTerminator”.
Ministria e Jashtme britanike nuk i ka mohuar komentet e botuara në gazetë. Një zëdhënëse tha se ambasadorët pritet t’i “japin vendit të tyre një vlerësim të ndershëm të politikës për vendet ku ata shërbejnë. Ne i paguajmë ata që të jenë të sinqertë”- tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme britanike./ VOA
Trump ia zgjat afatin Iranit për hapjen e Ngushticës së Horm...
Sulmohet gjyqtari në një ndeshje futbolli në Obiliq, arresto...
Ndjekje si në filma, kapet në Tiranë 37-vjeçari me lëndë eks...
Shpërthim nga bombola e gazit në Skenderaj, lëndohet një i m...
Aksion antidrogë në Istog/ Sekuestrohen kokainë, para dhe ve...
Dy të lënduar rëndë nga aksidenti mes veturës dhe motoçiklet...