Një tigër në Indi që besohet se ka ngrënë rreth 13 njerëz është qëlluar për vdekje pas një gjuetie të madhe.
Tigri i gjinisë femërore kishte shmangur kapjen në xhunglave të shtetit perëndimor të Maharashtrës për dy vjet, transmeton portal arbresh.info
Gjatë muajve të fundit zyrtarët shpërndanë përfum në përpjekje për të jodhur kafshën.
Aktivistët kishin bërë fushatë për të shpëtuar tigrin, por Gjykata e Lartë e Indisë tha se nuk do të ndërhynte nëse policët e pyjeve ishin të detyruar ta gjuanin.
Në muajin gusht tigri dhe dy të vegjlit e saj nëntë muajsh vranë tre vetë në zonën rreth qytetit Pandharkaëada në rrethin Yavatmal dhe lanë më shumë se5 mijë banorë në frikë.
Fermerëve dhe klerikëve u ishte thënë që të dalin herët nga fushat dhe pyjet.
Ndërkohë, gjuetia për tigrin përfshinte më shuëm se 100 kurthe me kamerë.
Me më shumë se 2 mijë mace të mëdha, India është shtëpi e 60 përqind të tigrave të botës. Në Maharashtra jetojnë mbi 200 lloje, por vetëm një e treat e tyre jetojnë në 60 zona të mbrojtura nga shteti./arbresh.info/
Tragjedia në Malishevë, sot ditë zie dhe pezullim i mësimit ...
Ambasada gjermane fillon sot aktivitetet ‘Ditët e Gjuhës Gje...
Tetë persona të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri në Indo...
Britania e Madhe dhe Franca do të kryesojnë takimin për Ngus...
Çmimet e naftës bien pas armëpushimit Izrael-Liban
27 vjet nga masakra në Poklek dhe Çikatovë