Vladimir Putin ka fluturuar deri në Siberinë e largët lindore për të mbikëqyrur personalisht ditën e tretë të manovrave ushtarake.
Presidenti rus shikoi sesi 300 mijë trupa, 36 mijë tanke dhe njëmijë avionë bënin manovra në Tsugol, në afërsi me kufirin kinez, transmeton portali arbresh.info.

Putin gjithashtu shikoi paradën e madhe ushtarake në të cilën trupat ruse u radhitën në linjë me homologët e tyre kinezë dhe mongolë.

Pas paradës ai iu drejtua ushtarëve, duke kërkuar forcimin e mëtejshëm të ushtrisë ruse, megjithatë duke shtuar që vendi i tij është i përgatitur të bashkëpunojë me të tjerët në skenën botërore./Arbresh.info/

Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...