Presidenti rus, Vladimir Putin paralajmëroi sot se epidemia e koronavirusit në vend nuk po përmirësohej, sipas komenteve të bëra nga media shtetërore ruse.
Putini kërkoi që zyrtarët t’i siguronin atij raporte ditore dhe parashikime në lidhje me situatën.
Ai tha që ushtria ruse mund të përfshihej në masa të mëtejshme reagimi, të tilla si ndihma nga stafi mjekësor ushtarak.
Presidenti rus, i cili ka punuar online, shprehu mbështetje për masat e karantinës së bllokimit të qytetit të Moskës.
Shumica e rajoneve të Rusisë kanë ndjekur shembullin e Moskës dhe kanë vendosur masa të ngjashme, duke këshilluar banorët të të qëndrojnë në shtëpi, përveçse nëse është absolutisht e nevojshme.
Rusia ka mbi 18 000 raste me koronavirus dhe 148 vdekje./atsh/
Haxhiu sot merr pjesë në Akademinë Përkujtimore për Ditën e ...
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip